Gazetarja belge, Esmeralda Labye, ishte duke raportuar në transmetim të drejtpërdrejt nga një qytet i Gjermanisë derisa një person e preku në gjoks.
Gazetarja ka folur për momentin e tmerrshëm dhe ka thënë se është shokuar nga gjesti i djaloshit gjerman, raporton Express.co.uk
“Fillimisht ata vetëm po bënin fytyra prapa meje. Pastaj një dorë ra poshtë në gjoksin tim. Unë isha e shokuar”, rrëfehet Labye, raporton Insajderi
Ajo po ashtu tregon se pothuajse menjëherë pasi e preku në gjoks, djaloshi gjerman i pëshpëriti në vesh duke i thënë “Do të flije me mua sonte?”.
Policia është në ndjekje të dy personave që janë të përfshirë në këtë ngjarje./Insajderi.com