Gazetarja Vela mohon aderimin në PDK – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja Vela mohon aderimin në PDK

    Insajderi
    10 May 2017 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja Erëza Vela, për të cilën u raportua se do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ka ambicie politike por ka mohuar se do t’i bashkohet partisë më të madhe në vend.

    “Unë nuk kam aderu dhe nuk do të aderoj në PDK! Pikë. Unë kam ambicie politike, mirëpo jo në këtë kohë e as në ketë skenë politike, ku hapësira e vetme që u jepet njerëzve të rinj është buja mediale, kryesisht negative. Mos të flasim për gratë, që vazhdojnë të jenë vetëm domosdoshmëri e kuotës”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    “Nëse unë ndonihere hy në politikë, hy me vizion dhe plan të qartë për punën që kam me e bë, e besa edhe me kërkesa strikte që më kishin fuqizu me e e kry atë punë. Unë nuk di e as nuk du ndryshe”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark