Rreth orës 5 pasdite, një front i gjatë rreth 6 kilometra me ushtarë gjermanë, lëshuan rreth 6,000 kuti metalike – 168 ton – me gaz klori helmues ndaj bazave të forcave franceze dhe algjeriane pranë qytetit belg të Ypres-it, shkruan sot The Independent.
Rezultatet ishin shkatërruese. Një re e verdhë mbuloi bazën e ushtarëve dhe brenda momentit rreth 5.000 ushtarë kishin vdekur, me afro 10.000 të tjerë të plagosur, pasi gazi u fut në mushkrit e tyre.
Komandanti i forcës britanik në Ypres, Sir John French e përshkroi sulmin në dëftesat e tij nga vija e frontit.
“Ajo ishte e pamundur për dikë që ta kuptonte çfarë ishte duke ndodhur në të vërtetë. Tymi ishte gjithçka që shihnin sytë e mi, dhe qindra njerëz u hodhën në gjendje komë apo vdiqën, dhe brenda një ore të gjitha pozitat duheshin të braktiseshin”, shkroi French në shënimet e tij.
Helmet dhe kimikatet kanë qenë pjesë e luftës në një formë për shekuj me radhë, ndërkohë që gazi lotsjellës ka qenë i përdorur nga të dyja forcat franceze dhe gjermane gjatë muajve të parë të konfliktit.
Megjithatë, përdorimi i gazit helmues në konflikte ishte ndaluar nga Konventat e Hagës të 1899 dhe 1907.
Për shkak të kësaj, përdorimi i gazit helmues ishte “një shpërfillje cinike dhe barbare e rregullave dhe normave të njohura të luftës së civilizuar”. Por më 25 shtator të vitit 1915, më pak se tre muaj pas hedhjes së gazit të parë helmues, ushtria britanike filloi sulmin e tyre të parë të tillë.
Nga fundi i luftës, në vitin 1918 aleatët kishin përdorur më shumë ton gaz se gjermanët. Në total, armët kimike vranë gati 100.000 njerëz gjatë konfliktit, duke plagosur rreth një milion të tjerë. /Insajderi.com