Gazit lotsjellës në Kuvend po i vije fundi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazit lotsjellës në Kuvend po i vije fundi

    Insajderi
    11 March 2016 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse ishte paralajmëruar që Nisma për Kosovën do të dalë sot me një qëndrim zyrtar në lidhje me mënyrën e të protestuari në Kuvendin e Kosovës, kjo nuk pritet të ndodhë deri të hënën.

    Kjo për shkak se kjo parti është duke tentuar që të bindë edhe partinë tjetër opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje, për ta braktisur seancat e Kuvendit të Kosovës.

    Burime të Insajderit brenda Nismës për Kosovën thonë se ata janë duke insistuar në një vendim të tillë meqë sipas tyre Kuvendi i Kosovës ka humbur legjitimitetin.

    Siç mëson Insajderi, tre liderët e partive opozitare – Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj – janë takuar sot për të diskutuar një gjë të tillë.

    Insajderi ka provuar që të kontaktojë më Sekretarin e Nismës, Bilall Sherifi, por nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga ai.

    Në rast se edhe Lëvizja Vetëvendosje pranon që të braktisë seancat e kuvendit, pritet të marrë fund një periudhë prej rreth gjashtë muajsh e gazit lotsjellës në Kuvend.

    Dje gjatë ditës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pranoi se kjo parti do të distancohet nga Kuvendi i Kosovës

    Zëdhënësi I kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se pas skenave në kuvend në ditën e zgjedhjes së presidentit më nuk ka vend për opozitën në atë  Kuvend.

    Në fakt, përfaqësues të AAK-së kanë folur në emër të të gjithë opozitës, por një vendim të tillë të përbashkët e ka mohuar Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark