Gati 1 mijë euro i ka shpenzuar Komuna e Pejës për blerjen e një tepihi për korridorin në hyrje të Kabinetit të Kryetarit Gazmend Muhaxheri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-Prokurim, ky tepih duhet të jetë me gjatësi 20 metra dhe i gjerë 2 metra.
“Furnizim me tepih me gjatësi 20 m dhe gjerësi 2 m”, thuhet në dosje.
Vlera e saktë e kësaj kontrate është 980 euro, shkruan Reporteri.net.
Tenderin e ka fituar “Adrijan Zeka, B.I”.
Ky aktivitet i prokurorimit është iniciuar më 24 qershor, derisa data e dhënies së kontratës dhe ajo e nënshkrimit s’janë përmendur në dosje.