Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së Pejës, ka vendosur që t’i falë personat që e sulmuan fizikisht.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Dukagjin Kërveshi, ku ka thënë për shtrirjen e dorjes së faljes kanë ndërmjetësuar deputeti Xhavit Haliti dhe Vehbi Shala, shkruan Insajderi.
Sipas Kërveshit, Muhaxheri s’do t’i ndjekë të njëjtti penalisht dhe ka hequr dorë nga kërkesat pasurore ndaj tyre në procedura gjyqësore.
“Me kerkesen e familjareve te sulmuesve dhe me ndermjetesimin e miqeve z. Xhavit Haliti dhe z.Vehbi Shala, sot pas nje takimi të kërkuar nga familjaret e sulmuesve, Kryetari i Pejes, z. Gazmend Muhaxheri ka vendosur që t’i fal sulmuesit per sulmin ndaj tij. Drejtesia te beje punen e saj, por kryetari Gazmend Muhaxheri nuk do ti ndjek te njejtit penalisht ne procedure penale dhe se heq dore nga kerkesat eventuale pasurore ndaj tyre ne procedure gjyqesore. Duke respektuar miqet që kanë fasilituar komunikimin, kryetari Muhaxheri ka vendosur si me larte. Andaj, me autorizimin e kryetarit Muhaxheri njoftojme gjitha palet e interesuara se z Muhaxheri i ka falur te njejtit”, ka thënë avokati. /Insajderi.org/