Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot është sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin dy persona janë arrestuar.
Muhaxheri pas kësaj, ka dal me një postim në “Facebook”, duke treguar se është mirë.
Ndëesa sulmin ndaj tij e ka quajtur “të befasishëm”.
“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.