Gazmend Muhaxheri tregon se a do ta lë postin e kryetarit të Pejës për deputet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Muhaxheri tregon se a do ta lë postin e kryetarit të Pejës për deputet

    Insajderi
    20 February 2025 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili kandidoi për deputet në listën e LDK’së ka marrë votat e mjaftueshme për të shkuar si deputet në Kuvend.

    Por, ai ka thënë se nuk do ta lë postin e kryetarit për deputet në Kuvend.

    “Jo nuk shkoj për deputet, i kam kry punët me deputet kaherë, mbes për kryetar të Pejës”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

    I Pyetur se pse ka kandiduar t meqë nuk do të pranoj të bëhet deputet, Muhaxheri tha se ka qenë vendim i Këshillit të Partisë.

    “Na ka qitë këshilli i përgjithshëm i partisë, ka vendos me i qitë kryetarët ngarë për me i rritë votat”.

    Ai tha se në Pejë i  ka përmbush objektivat që ia ka vendosur partia.

    “Na e kemi arritë në Pejë objektivin që na ka caktu partia. Në Pejë e kemi realizuar 110%”, tha ai në një prononcim për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark