Gecaj ia kujton VV-së “kur asambleisti i tyre shtiu me armë mbi nxënësit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj ia kujton VV-së “kur asambleisti i tyre shtiu me armë mbi nxënësit”

    Insajderi
    15 October 2016 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frashër Krasniqi, në rrjetin social Facebook, ka thënë duke cituar mediat, se “personi qe e kishte rrahur vajzen ne Rahovec eshte asambleist i PDK-së.”

    Gecaj i ka kujtuar Frashër Krasniqit, që edhe një asamblist i VV-së në Rahovec, kishte gjuajtur me armë drejt një grupi të fëmijëve, në një oborr shkolle.

    “Frashër Krasniqi duhet ti kujtojmë rastin në Rahovec të para disa muajve kur pedagogu – asambleist dhe udhëheqesi i VV-së në Rahovec shtiu mbi grupin e fëmijëve në oborrin e shkollës”, ka thënë Gecaj në reagimin e tij.

    Deklaratat e Frashër Krasniqit, Arben Gecaj i ka quajtur si “primitive, banale dhe politikisht e moralisht jokorrekte.” /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark