Gecaj: Komuna e Prishtinës është shndërruar në kazermë ushtarake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Komuna e Prishtinës është shndërruar në kazermë ushtarake

    Insajderi
    01 March 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, i cili njëherësh është edhe zëvendësministër i Administrimit të Pushtetin Lokal, ka deklaruar se kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka shndërruar objektin e komunës në një kazermë ushtarake të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes.

    Gecaj këtë e konsideron si shkelje të rëndë sikurse edhe premtimet që Ahmeti sipas tij si realizoi kurrë.

    ‘’Shpend Ahmeti e ka shndërruar tanimë objektin e Komunës së Prishtinës padiskutueshëm në një kazermë ushtarake të Brigadave të Kuqe të Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV). Dhe kjo është shkelja më e rëndë e tij, nga ato shumë e shumë premtime të dhëna qytetarëve të Prishtinës e të parealizuara kurrë”, ka shkruar ai në Facebook.

    Gecaj, që është sulmuar para një kohë me vezë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se veprimet e zyrtarëve komunal paraqesin keqpërdorim të autonomisë lokale.

    Për më tepër, ai thotë se Vetëvendosje bënë pjesë në historinë e errët të vendit.

    ‘’Nuk kemi krijuar ne komuna që ato të shkatërrojnë shtetin, por të jenë sa më afër nevojave të përditshme të qytetarëve, dhe këtë gjithherë në suazat e sistemit ligjorë dhe kushtetutës të Republikës së Kosovës. Besoj fuqishëm se qytetarët e Prishtinës nuk do ta përsërisin kurrë më një gabim të tillë, derisa qytetarët e Republikës së Kosovës kanë mësuar se më në fund se LAV e ka vendin vetëm në pjesën e errët të historisë më të re të shtetit të ri të Kosovës’’, shkruan ai./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark