Gecaj: Krenaria e Shpend Ahmetit janë “kungjat” në qytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Krenaria e Shpend Ahmetit janë “kungjat” në qytet

    Insajderi
    18 July 2016 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka thënë se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po merret prapë me kryeministrin Isa Mustafa duke u munduar që t’i eklipsojë dështimet e tij.

    “Duke u munduar që t’i eklipsoj dështimet e tij të njëpasnjëshme dhe zhgënjimin në rritje të prishtinasve mbi qeverisjen e tij, Shpend Ahmetit i ka ra në mend një ‘ide kreative’ të merret prapë me kryeministrin Mustafa dhe me “njerëzit tjerë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook.

    Ai ka thënë së Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet më dhe nuk mund ta marrë votën e qytetarëve si herën e kaluar ku kanë besuar në ndryshimet që ai do ti bëjë.

    “Në fakt ndryshimi ka qenë në anën e kundërt – Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet, edhe pse po krekoset, bash me asnjë projekt të cilin do ta lente trashëgimi që të mbahet mend për të mirë, përpos “kungjave”. Ai i ka bërë pishman jo vetëm partitë politike të cilat atëherë ja “falën” votën në stilin “për inati të resë, më dektë djali”, por i ka bërë pishman edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët atëherë kishin pritje joreale nga aktivistët të tillë revolucionarë”, ka shkruar ai.

    Gjithashtu ai ka shtuar se Shpend Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij është më mirë të merren me çështjet lokale edhe për çka janë të thirrur dhe të flasin më pak për çështje me karakter “nacional global”.

    “Kështu, sikundër qëndron puna, është fatkeqësi për qytetarët e Prishtinës se si tani e tri vite nuk kanë parë asnjë sukses të dukshëm në qeverisjen lokale në Prishtinë që do ta rritte kualitetin e jetës së tyre; apo ndoshta presin që, për profite të fushatës, të kryejnë ndonjë punë në vitin elektoral. E keqja më e madhe është se ata besojnë se janë duke punuar shumë dhe drejt, por është vota e prishtinasve ajo që do t’i këndell”, ka përfunduar ai.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark