Këshilltari i kryeministrit për minoritete, Bajram Gecaj, ka thënë se Listës Serbe i kanë bërë ftesë që të ulen të bisedojmë, por përgjigja e tyre ka qenë se janë duke i përfunduar disa çështje të brendshme.
“Unë e kam thënë edhe më herët se nuk e kemi ndërmend t’ua qesim lakun në fyt, ne iu kemi thënë duhet të vini te kryeministri të bisedojmë, ata na kanë thënë që kur t’i përfundojnë këto konsultimet na lajmërojnë, kështu që ne jemi duke i pritur”, ka thënë Gecaj për lajmi.net
Ndërsa për kushtet që i kanë paraqitur Lista Serbe nëpër media, duke thënë se pa nisur negociatat për themelimin e ekipit për Asociacionin nuk kthehen në Qeveri, Gecaj ka thënë se kryeministri Mustafa nuk pranon asnjë kusht.
“Kushte nuk pranon kryeministri. S’mundet askush të na vë kushte për bisedime, ata janë pjesë e qeverisë dhe duhet të vijnë të bisedojmë”, tha Gecaj.