Sot Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur takim me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme, mirëpo është LDK-ja partia e vetme e cila ka bojkotuar këtë tryezë.
Këshilltari i kryeministrit në largim, Bajram Gecaj ka shpjeguar për Gazeta Metro pse LDK-ja nuk ka qenë pjesë e këtij takimi për shkak se kjo partia, siç ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme, nuk e njeh Thaçin si president të vendit.
“Është ajo që e kemi thënë edhe dje, LDK-ja nuk e njeh Thaçin si president të vendit ndaj edhe kemi bojkotuar takimin e sotëm, sepse PDK’ja ka shkelur çdo pikë të marrëveshjes tonë”, është shprehur Gecaj për gazetametro.net
Ndërsa, i pyetur se a do të jetë e detyruar LDK-ja që ta pranojë datën e zgjedhjeve të parakohshme që do të vendoset nga ky takim, Gecaj tha se për momentin nuk mund të flasë për këtë, por se vendimin do ta marrë partia.