Gecaj: Tomisllav Nikoliq ka retorikë të njejtë me Millosheviqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj: Tomisllav Nikoliq ka retorikë të njejtë me Millosheviqin

    Insajderi
    14 March 2016 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Tomsilav Nikoliq, i cili përsëri ka krahasuar Kosovën me organizatën terroriste ISIS.

    Gecaj ka thënë se përfaqësuesit e lartë të institucioneve serbe kurrsesi të lirohen dhe të tejkalojnë të kaluarën kriminale të shtetit të tyre.

    “Ata ende vazhdojnë me retorike të njëjtë të viteve të nëntëdhjeta; kohë kjo gjatë së cilës tronditën popuj të tërë me krime e masakra të papara në këtë rajon që nga lufta e dytë botërorë”, ka thënë ai.

    “Ish varrmihësi dhe pjesëtari i regjimit vrastar të Sllobodan Milloseviqit gjatë viteve të nëntëdhjeta, Kryetari i tanishëm i shtetit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, edhe një herë e paska nxjerrë në shesh fytyrën e tij të vërtetë, duke bërë krahasime të natyrës fashiste në mes Kosovës dhe Shtetit Islamik (ISIS)”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai i ka lidhur këto deklarata me fushatën e zgjedhjeve në Serbi/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark