Geci: Anton Quni, fole burrërisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci: Anton Quni, fole burrërisht

    Insajderi
    10 May 2017 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gani Geci ka thënë se deputeti i LDK-së, Anton Quni, e ka thënë të vërtetën sot në Kuvendin e Kosovës, kur ka drejtuar akuza ndaj kreut të Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentit, Hashim Thaçi.

    “Anton Quni që nga fillimi e ka ditur që kjo do të ndodhë. E përgëzoj për qëndrimin e tij burrëror gjatë gjithë kësaj qeverisjeje që u ba pa vullnetin e tij. Je i vetmi që qëndrove burrërisht”, ka shkruar Geci në facebook.

    “Tan i mbetet LDK-ës të bashkojë copat nëse don fitore, për ndryshe do të del partia e tretë dhe LDK-ja i ka ditë të gjitha këto por për interesa të ngushta ka bërë mashtrimin e elektoratit, sepse në fushatë ka thanë ‘kurrë me PDK-në’”, ka thënë Geci.

    Deputeti Quni ka thënë sot në Kuvend se dëshiron që t’i shohë prapa grilave Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, për të cilët ka qenë se nuk mund të marrësh rrugë asnjëherë për të qeverisur, sepse të lënë më mes të rrugë.

    “Të gjitha ato mjerime që ia keni shkaktu qytetarëve të Kosovës, të gjitha ato shantazhe, të gjitha ato maltretime më bëjnë që të jem ende në Kuvendin e Kosovës, derisa t’ju shoh juve prapa grilave se aty e keni vendin”, ka thënë Quni.

    Por Veseli nuk ka dashur t’i përgjigjet në Kuvend këtyre akuzave, duke i thënë deputetit Quni se është i gatshëm të flasë për këto gjëra.

    “Nuk e di a fole si profet a po si hero, por për këto çka fole kur dush dhe si të dush bisedojmë”, tha Veseli./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark