Geci për Ibrahim Rugovën: Vizioni dhe përkushtimi i presidentit historik vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Geci për Ibrahim Rugovën: Vizioni dhe përkushtimi i presidentit historik vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për Kosovën

    Insajderi
    21 January 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Marigona Geci, ka nderuar kujtimin e presidentit historik Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 19-të të ndarjes së tij nga jeta.

    Ajo përmendi kontributin e paçmuar të Rugovës në themelimin e shtetit të Kosovës dhe në udhëheqjen e popullit drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

    “Sot, në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, nderojmë me mirënjohje themeluesin e shtetit të Kosovës dhe simbolin e rezistencës paqësore. Me vizionin dhe përkushtimin e tij, ai udhëhoqi popullin drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë“.

    Geci nënvizoi se vizioni dhe përkushtimi i Rugovës vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, si dhe në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Fryma dhe vlerat e tij vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, në rrugën drejt NATO-s, BE-së dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të” shkroi Geci, duke shtuar se kujtimi i Presidentit Rugova do të mbetet i përjetshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark