Genc Salihu, aktivist, muzikant dhe producent i njohur, i ka dalur në përkrahje të fuqishme, Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës.
Përmes një shkrimi, Salihu, tha se është gëzuar në momentin kur e ka kuptuar që Përparim Rama e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prishtinës.
“Rama i mishëron 3 cilësi që e bëjnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: është profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj kandidature; është workaholic; osht i sinqertë & i ndershëm & fantastik me njerëzit”, ka shkruar Genc Salihu.
Shkrimi i plotë nga Genc Salihu:
Rama m’ka befasu & gzu me kandidaturën e tij. Si Prishtinali total që jom – lindë, rritë & me dekë n’PR – nuk muj me ndejtë indiferent ndaj fushatës së tij, pamvarësisht sa toksike osht hapsina e diskursit politik & publik mes nesh, sepse ndjej urgjencë për qytetin tonë.
Rama i mishnon 3 cilësi që e bajnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: osht profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj kandidature; osht workaholic; osht i sinqertë & i ndershëm & fantastik me njerëzit.
Ndigjojeni këtu nji bisedë krejt jo formale mes dy dostave t’vjetër.