
Përmes një postimi në Facebook “njeriu i memeve”, Genc Sejko, ka ironizuar analistin Baton Haxhiu.
Pas skandalit të publikimit të të dhënave të qytetarëve ajo që ra në sy ishte paga e Baton Haxhiut e cila ka qenë 1.797.317, 00 lekë në muaj (14.800 Euro).
Postimi i Genc Sejkos :
Për skandalin e Baton Haxhiut dhe Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan ka reaguar edhe gazetarja Alka Kepi. Ajo tha se Haxhiu ditën është menaxher marketingu e natën bëhet gazetar e analist në televizion.
“Ditën është menaxher marketingu spitalesh e në mbrëmje bëhet gazetar analist televiziv i varfërisë shqiptare. Sot është gjithçka e qartë pse nga mëngjesi në darkë me një interval kohe që nuk respekton asnjë të drejtë të konsumatorit, e që shkatërron çdo rregull produksioni televiziv, ekranet shqiptare janë pushtuar nga reklama ilaçesh, spitalesh, laboratorësh që influencojne tmerrin psikologjik tek teleshikuesi”, ka thënë Kepi.
Gazetarja shqiptare tha se analistet që vetëm luajnë në studio televizive po paguhet me miliona
“Gazetarë që paguhen me qindarka e analistë që paguhen me miliona në disa lista bordero pagash. Gazetarë që nga mëngjesi në darkë janë rrugësh në kërkim të lajmit, eskluzivitetit, investigimit, zbardhjes së skandaleve, e talljes therëse deri në heqje dorë nga loja e pisët e politikës”.
“E analistë qe luajnë nëpër studio televizive interesa marketingu kompanish private e kulla Babeli për tarafe politikanësh e oligarkësh. Nuk është traumë, por dramë shumë aktesh e mizerjes së mosvlerësimit të profesionistit në sistemin shqiptar të punës”, shkruan Kepi në rrjete sociale. Më tej ajo ngre dyshime, se pavarësisht është i paligjshëm publikimi i databases, është hedhur në public për të fshehur skandale të tjera”, ka shkruar Alka Kepi.