Genci emocionon me fjalët për Enin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Genci emocionon me fjalët për Enin

    Insajderi
    05 July 2021 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eni Koçi sot feston ditëlindjen e 25-të.

    Në këtë ditë të veçantë për të, nuk munguan urimet e ndryshme nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

    Mirëpo, padyshim se urimi më i veçantë erdhi nga këngëtari shqiptar, Genc Prelvukaj ku dyshja janë në lidhje tash e disa vite.

    ‘Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë.
    Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll syte, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti.
    Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterrojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti.
    Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty.
    Gezuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë, shkroi ai krahas imazhit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark