×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gënjeshtar i madh”, Gërvalla i kapet Halitit pasi tha që Rugova ka kërkuar azil në Gjermani

    Insajderi
    11 June 2024 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla i ka reaguar zyrtarit të PDK’së, Xhavit Halitit, pasi tha se Ibrahim Rugova ka kërkuar azil në Gjermani, pasi që thoshin se UÇK’ja do ta vrasë nëse vjen në Kosovë.

    Gërvalla, me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka quajtur Halitin ‘gënjeshtar të madh’, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh! Më shumë nuk ka çfarë të thuhet as për të e as për deklaratat e tij”, deklaroi Gërvalla.

    Në një intervistë për “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haliti tregoi se Rugova ishte detyruar të kthehej në Itali, ku qëndroi për një periudhë kohore.

    “Rugova, kur shkoi nga Beogradi në Itali dhe në Gjermani, kërkoi azil politik, por nga Gjermania nuk ia dha azil politik. U kthye në Itali dhe qëndroi atje. Unë personalisht, së bashku me Hashim Thaçin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, kemi dërguar njerëz te Rugova në Itali dhe e kemi lutur që të vijë në Shqipëri, mos të qëndrojë atje”, ka thënë Haliti.

    Haliti shpjegoi se kishte pasur mendime se nëse Rugova do të kthehej, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) do ta vriste, një shqetësim që ishte ndarë nga diplomatë evropianë.

    “Ka pasur mendime që, po të vinte Rugova, UÇK-ja do ta vriste. Na është thënë nga personalitete diplomatike evropiane dhe ne i kemi dërguar njerëz për ta kthyer dhe ai u kthye pa ndonjë problem të madh”, ka thënë ndër të tjera ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark