Juventusi është mposhtur me rezultat 3-1 nga Genoa, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genoa.
Tre golat e Genoas u realizuan në pjesën e parë përmes Giovanni Simeones, që shënoi dy herë, dhe një autogoli të Alex Sandros. Pjaniq shënoi golin e vetëm për bardhezinjtë.
Juventus është e para në tabelë me 33 pikë pas 14 ndeshjeve, katër më shumë se Milani që e ndjek me 29 pikë.