Georgina shfaq unazën e fejesës në Venecia, zbulohet kostoja e vërtetë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Georgina shfaq unazën e fejesës në Venecia, zbulohet kostoja e vërtetë

    Insajderi
    01 September 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, shfaqi unazën e saj të madhe të fejesës me diamant, ndërsa pozoi me të madhe në tapetin e kuq në Filming Italy Venice Award, dhe kostoja e vërtetë e unazës është zbuluar.

    Georgina do të martohet zyrtarisht me futbollistin legjendar Cristiano Ronaldo, pasi ai i bëri propozimin për martesë një unazë diamanti 30 karatësh, e cila thuhet se vlen 3 milionë dollarë.

    Bukuroshja tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me dantellë, i cili i nxirrte në pah format e saj trupore, i kombinuar me një gjerdan të trashë me diamante dhe disa vathë me diamante.

    Ajo iu bashkua fytyrave të tjera të famshme në tapetin e kuq, përfshirë Kevin Spacey , 66 vjeç, aktorin e Spider-Man, Willem Dafoe, 70 vjeç dhe Alicia Silverstone, 48 vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark