Gerard Pique dhe Clara Chia i japin fund lidhjes – dyshime për një person të tretë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Sport
  • Insporti

    Gerard Pique dhe Clara Chia i japin fund lidhjes – dyshime për një person të tretë

    Insajderi
    25 April 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas thuajse dy vitesh lidhje, Gerard Pique dhe Clara Chia janë ndarë zyrtarisht.

    Lajmi është konfirmuar nga emisioni spanjoll “Vamos a ver”, ku gazetarja Adriana Dorronsoro bëri të ditur se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, dhe sipas saj, shkaku mund të jetë përfshirja e një personi të tretë.

    Çifti u bë publik në gusht të vitit 2022, menjëherë pas ndarjes së bujshme të Pique nga këngëtarja kolumbiane Shakira, një ndarje që tronditi rrjetin dhe u shoqërua me thumba, këngë dissi dhe shumë spekulime.

    Ndërkohë, gazetari Pepe del Real ka dhënë një tjetër version për prishjen e lidhjes: jo tradhti, por mospërputhje në plane jetësore.

    “Clara donte një familje. Pique, jo aq shumë,” u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark