Gërmimet ilegale në Apolloni, ndalohet përgjegjësi i ruajtjes së parkut - Insajderi
×
Kulturë

Gërmimet ilegale në Apolloni, ndalohet përgjegjësi i ruajtjes së parkut

Insajderi
13 February 2017 - 11:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Fierit ka ndaluar përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë si dhe ka proceduar penalisht drejtorin dhe një punonjës të Parkut të Apollonisë, me akuzën e mosmarrjes së masave për ruajtjen e veprave të artit e kulturës në Apolloni.

Në kuadër të operacionit “Apollonia” u ndalua shtetasi Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan të Fierit. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit M.H., 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë (drejtor i Parkut Arkeologjik të Apollonisë) dhe Q.T., 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë të Fierit (punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë).

Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas, nëpërmjet gërmimit të kundërligjshëm në Parkun Arkeologjik, të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashëgimisë kulturore./TCh/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark