Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, mund ta mbyllë karrierën e tij me një eksperiencë në Serinë A në Itali.
Kontrata e tij në kampionatin amerikan të futbollit me Los Angeles Galaxy ka përfunduar dhe tani ai është një futbollist i lirë në prag të tërheqjes përfundimtare.
Skuadra e Interit, e drejtuar tashmë nga Stefano Pioli, mësohet se i ka bërë një ofertë 6-mujore lojtarit anglez, duke i dhënë shansin që të tërhiqet nga futbolli i luajtur me një eksperiencë në Itali.
Trajneri Pioli ka kërkuar një përforcim në mesfushë dhe Gerrard i ka të gjitha karakteristikat për të plotësuar dëshirën e teknikut italian. /Insajderi.com