Gerta, Danja dhe Egli bëjnë veprimin e papritur ndaj Gjestit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gerta, Danja dhe Egli bëjnë veprimin e papritur ndaj Gjestit

    Insajderi
    16 March 2025 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gerta, Danja dhe Egli vendosën që të mos dëgjonin Gjestin, i cili tentoi që t’iu tregonte një gjë për të qeshur.

    Fillimisht Gjesti shkoi pranë Gertës dhe i tha që t’a dëgjonte se do i tregonte një histori për të qeshur. Banorja nuk pranoi dhe u çua duke thënë:

    “Kur të mësosh të dialogosh me mua, vetëm atëherë”.

    Më pas Gjesti u kthye nga Danja, e cila edhe ajo u ngrit menjëherë duke u larguar nga ai.

    “Jo ‘funny’ kur të duash ti, me të futme kur të duash ti, ik re”, i tha Danja.

    Egli pasi u larguan Danja dhe Gerta, edhe ajo vendosi që të çohej nga divanët jashtë.

    Pjesë nga biseda:

    Gjesti: Vetëm të tregoj diçka, vetëm dy fjalë kam me ty

    Gerta: O kalama, ti je Gridi i vogël, o Gridi dy vjeç

    Gjesti: Është ‘funny’

    Gerta: Pse ma ndërpreve bisedën? Se po flas me Eglin


    Gjesti: Për mua është shumë ‘funny’ kam vdekur duke qeshur. Vetëm një herë ke respekt për mua, vetëm një herë më dëgjo

    Gerta: Jo se ti flet dhe ikën

    Gjesti: Është për të qeshur

    Gerta: Kur të mësosh të dialogosh me mua, vetëm atëherë

    Gjesti: A di sa më ka ardhur me qeshë. Pse po çoheni të gjithë prej meje, a nuk jeni duke mundur të më duroni?

    Danja: Kemi shumë frikë nga ti. Ti vjen këtu dhe pastaj ikën

    Gjesti: Po diçka ‘funny’ doja të tregoja

    Danja: Jo kur të duash ti, me të futme kur të duash ti, ik re

    Gjesti: Çfarë të futme? Ja ke future vetes


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark