Gerta – Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gerta – Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

    Insajderi
    26 January 2025 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Natën e mbrëmshme, gjatë spektaklit emocionues të Big Brother VIP Albania, publiku pati mundësinë të votojë tre të preferuarit e tyre: G Bani, Gerta dhe Gjesti.

    Këta banorë u përballën me një përgjegjësi të madhe: të shpëtonin nga televotimi një nga banorët e tjerë të shtëpisë.

    Zgjedhjet e tyre shkaktuan jo pak diskutime. Gjesti, i cili shpesh është komentuar për marrëdhënien e ndërlikuar me Eglin, vendosi ta shpëtojë atë, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kishin kohët e fundit.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Pas përfundimit të spektaklit, Gerta iu drejtua Gjesti me një pyetje që e vuri në vështirësi: “Kë do të kishe zgjedhur po të mos ishte Egli?”

    Gjesti hezitoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë më në fund: “Jam mes çiftit Jozi-Loredana. Edhe pse Gjesti e pati shumë të vështirë të përgjigjet duke lënë të kuptohet se nuk do të dinte kë të zgjidhte, pos Eglit.

    Kjo përgjigje la hapësirë për interpretime të shumta.

    Ndërkohë, Gerta, e cila deklaroi se e kishte të qartë zgjedhjen që do të bënte, shpëtoi Klajdin. Sa i përket G Banit, ai vendosi të shpëtojë Danjën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark