Një dasmë është organizuar në Big Brother VIP Albania 4.
Joz Marku dhe Loredana u martuan, derisa u krijua një atmosferë e mrekullueshme në shtëpi.
“Fisnikët” u përkujdesën që banorët të kenë një natë të paharrueshme me hitet e tyre të famshme.
Në një moment, Gjesti mori një shampanjë dhe e hodhi, për të festuar çiftin e ri.
E më pas Gerta Gixhari shkoi në drejtim të tij dhe i hodhi alkool pikërisht tek sytë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital.