×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

    Insajderi
    08 June 2024 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se qeveria do ta shqyrtojë draftin e BE-së për Asociacionin vetëm nëse Serbia e zbaton në tërësi marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

    Sipas saj, Kosova nuk mund të dërgojë draftin e Miroslav Lajçakut për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese si pjesë të ndarë nga marrëveshja e arritur vitin e kaluar, por vetëm si pjesë e pakos që parasheh edhe planin e detajuar të implementimit.

    Kryediplomatja Gërvalla në një intervistë për KosovaPress thotë se drafti i asociacionit në formën aktuale, i shkëputur nga pakoja e Brukselit nuk mund të procedohet, pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe kushteve që mund të jenë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Si zgjidhje të duhur ajo e konsideron mundësinë që BE këtë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias për vlerësim. Megjithatë, ajo thotë se janë të gatshëm të ulen me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, në mënyrë që qeveria të hartojë një draft-statut të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark