“Gërvalla është personi më i padenjë për të përfaqësuar Kosovën në KS të OKB-së” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gërvalla është personi më i padenjë për të përfaqësuar Kosovën në KS të OKB-së”

    Insajderi
    20 April 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Bashkuar të Kosovës në të cilën do të diskutohet për Kosovën.

    Në këtë mbledhje, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Ky përfaqësim i Gërvallës po shihet jo i denjë nga analisti, Fadil Hoxha, shkruan Demokracia.com.

    Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se asnjë herë më parë Kosova nuk është përfaqësuar më dobët në seanca të KS të OKB-së.

    Postimi i plotë i Hoxhës:

    Kosova sot përfaqësohet në OKB nga personi që nivelin e të folmes në gjuhën angleze e ka të nivelit të dobët të shkollës fillore.

    Kurrë Kosova nuk ka pasë përfaqësim më të dobët që nga koha e pavarsisë kur u lejuan përfaqsuesit e Kosovës që të japin deklaratat e tyre në mbledhjet e rregullta të Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës.

    Donika Gërvalla është personi më i padenjë për këtë përfaqësim. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark