Gërvalla: Fitore e madhe për partinë, po presim edhe votat e mërgatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Fitore e madhe për partinë, po presim edhe votat e mërgatës

    Insajderi
    09 February 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar lidhur me rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

    Para gazetarëve janë paraqitur, Albin Kurti, Donika Gërvalla e Mimoza Kusari-Lila.

    Donika Gërvalla ka shprehur kënaqësinë për performancën e partisë së saj, duke e quajtur këtë një fitore të madhe për LVV, Guxo dhe Alternativën.

    Sipas saj duhet të pritet për votën nga diaspora.

    “Sot kjo ditë ka shfaqur një fitore të madhe për partinë tonë. LVV, Guxo dhe Alternativa janë të suksesshme. Kryeministri ka thënë se kemi vetëm një rezultat preliminar. Nuk janë marrë ende faktorët e rëndësishëm, siç është vota e mërgatës. Do ta formojmë qeverinë dhe do të udhëheqim ndershëm,” ka deklaruar Gërvalla.

    Njësoj është deklaruar edhe Kusari-Lila.

    Ndërkohë, Kurti tha “Faleminderit shumë, do të vazhdojmë me deklarata dhe prononcime edhe në të ardhmen, përfshirë nesër, lidhur me procesin dhe rezultatet, të cilat ende nuk janë përfundimtare. Faleminderit dhe natën e mirë,” tha ai, duke u uruar të gjithëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark