×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë

    Insajderi
    06 September 2024 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar se me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

    Ajo tha se në kohën kur ka kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës, roli i Turqisë dhe NATO-s është i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.

    “Kosova mbetet e përkushtuar për partneritetin e saj me NATO-n dhe forcimin e pranisë së saj në vendin tonë si garanci e mbrojtjes dhe paqes në rajon”.

    Ne shohim Serbinë si një rrezik për stabilitetin rajonal, kërcënimet për bllokimet sot të pikave kufitare janë vetëm dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste por edhe veprimeve konkrete provokuese dhe destabilizuese të Serbisë të cilat shkojnë përtej kërcënimeve verbale”.

    …Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm, jemi të vendosur që bashkë me aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Turqinë të vazhdojmë të ruajmë dhe forcojmë paqen në Kosovë dhe më gjerë”, tha Gërvalla,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark