Gërvalla: Mospjesëmarrja e Shqipe Selimi në votim ishte vendim personal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Mospjesëmarrja e Shqipe Selimi në votim ishte vendim personal

    Insajderi
    22 August 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas mospjesëmarrjes së deputetes së VV-së, Shqipe Selimi Mehmeti, në votimin për kryetaren e Kuvendit, duke e cilësuar këtë si një vendim personal.

    Ajo shtoi se nuk ka të drejtë ta komentojë këtë veprim, duke e lënë si çështje individuale të deputetes.

    “Ne kemi pasur një diskutim në grup parlamentar si çdoherë para vendimit që marrim, zonja Selimi merr vendimet e saja. Ajo nuk ka marrë pjesë në votim, në dallim nga disa të tjerë që është pritur që nuk mund të votojnë, të bashkohen me Listën Serbe dhe PDK duke votuar kundër personit tim. Megjithatë, ajo është votim personal i Selimit dhe nuk kam të drejtë ta komentojë.” tha Gërvalla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark