Ajo tha se nuk është në një nivel të ulët të gruas, që të tërhiqet zvarrë nga disa rojë të partisë.
“Unë nuk jam rrugaçe, që të më tërheq zvarrë dikush. Është e rregulluar me statut se kush merr pjesë në mbledhjen e LDK-së, e jo njerëzit individual”, tha ajo në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës.
Vetëm tre ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetarja e degës së kësaj partie në Gjermani nuk u lejua të futej brenda mbledhjes.
Ndërkaq, LDK u arsyetua me pretendimet se ata Gërvallën nuk e njihnin më si kryetare të degës së LDK-së në Gjermani dhe si e tillë nuk e lejuan të merrte pjesë në ngjarjen ku ishin kryetarët e degëve dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.
Shumë politikanë dhe politikane femra i dolën në përkrahje Gërvallës, duke u distancuar nga trajtimi që i bëri asaj LDK-ja. /Insajderi.com