Insajderi
Insajderi

Gërvalla nuk ka “STOP”, shkarkon edhe kreun e Konsullatës në New York

Insajderi
02 April 2022 - 09:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla nuk ka “STOP”, shkarkon edhe kreun e Konsullatës në New York
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, Frymëzim Isufaj, ka njoftuar se është shkarkuar nga kjo pozitë javën e kaluar dhe se i është kërkuar që brenda 10 ditësh të largohet nga misioni.

Ai e ka quajtur vendimin për shkarkimin e tij arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik.

Sipas Isufajt, atij po duan që t’ia pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se rrugëtimi im në krye të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës ne Nju Jork u ndërpre javën e kaluar nga një vendim arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik, ku në kundërshtim me çdo praktikë të deritashme më është kërkuar që brenda 10 ditësh të largohem nga misioni.

Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të pa arsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vitet e fundit”, ka shkruar Isufaj

Ai ka shtuar se pavarësisht që ky vendim ishte i padrejtë, aktiviteti në shërbim të interesit kombëtar nuk do të ndalet.

“Pavarësisht të gjithave padrejtësive, aktiviteti im në shërbim të interesit shtetëror dhe kombëtar nuk do të ndalet asnjëherë. Gjithmonë mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe jam i bindur që bashkëpunimi më të gjithë ju do të vazhdojë edhe më tutje në përballje me sfidat e reja që na presin përpara”, ka përfunduar Isufaj

Potimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark