×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla para gjykatës thotë se është e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë

    Insajderi
    19 November 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njëkohësisht zëvendëskryeministre, Donika Gërvalla, është paraqitur të martën para Gjykatës për të u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë.

    Ajo u deklarua e pafajshme ndaj akuzave që lidhen me formularet e pasurisë, të cilat, sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, nuk përmbushin kërkesat ligjore.

    Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, Gërvalla akuzohet për “mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale dhe detyrimeve financiare”, në lidhje me një deklaratë të pasurisë të dorëzuar më 22 mars 2021.

    Ministrja Gërvalla mungoi në seancën e mëparshme më 7 nëntor, duke arsyetuar mungesën me një udhëtim zyrtar në Forumin e Nivelit të Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që u mbajt në Vilnius të Lituanisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark