Gërvalla paralajmëron vrasësit e babait të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla paralajmëron vrasësit e babait të saj

    Insajderi
    27 July 2016 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje në Gjykatën e Lartë të Mynihut u dha dënimi me burg të përjetshëm për funksionarët e lartë të UDB-së, Perkoviç dhe Mustaç për vrasjen e kryer ndaj Stjepan Gjurekoviç, këtë e bëri të ditur Donika Gërvalla përmes një statusi në Facebook.

    Duke e lidhur më këtë ajo tha se shume shpejt do të vie dënimi edhe për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe të Kadri Zekës, transmeton Insajderi.com

    “Gjatë ditëve të ardhshme pritet vendimi i Gjykatës së Lartë të Mynihut, i cili do të jetë i pari i kësaj natyre në Gjermani, ku për vrasje akuzohen dhe dënohen jo vetëm dorasit, por edhe ata që i urdhëruan vrasjet, lëmshi po zgjidhet pak e nga pak”.

    “I paralajmëroj të gjithë ata që direkt apo indirekt janë të implikuar në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe të Kadri Zekës që nuk iu ka mbetur edhe shumë kohë që të deponojnë deklaratat e tyre pranë organeve gjermane”, ka shkruar Gërvalla në Facebookun e saj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark