Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se deri tani nuk më ndonjë informacion shtesë rreth rastit të ish të burgosurit të Kosovës, Faton Hajrizi, për të cilin institucionet serbe kanë thënë se e kanë vrarë.
Gërvalla ka thënë se deri tani i kanë vetëm shenjat e gishtërinjve, por nuk e dinë se a janë të një trupi të vdekur apo të një njeriu të gjallë.
“Bashkëpunimi jo që është i vështirë, pothuajshe është inekzistent në të gjitha këto fusha, kemi pasë një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi pas verifikimi në Kosovë është konstatuar të jetë Faton Hajrizi, nuk kemi asnjë garanci se bëhet fjalë për një person të vrarë apo për asnjë prej pretendimeve tjera, nuk mund t’u themi qytetarëve se kemi informacione të sakta, sepse dëshirojmë edhe qytetarët të jenë të informuar dhe mediat sa jemi ne”, ka thënë ajo para gazetarëve.
“I kemi bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare, edhe misioneve diplomatike, edhe misionit të BE-së në Beograd, në zbardhjen e kësaj çështje, nuk mund t’u japë më shumë informacione rreth kësaj çështje me aq sa kemi dhënë deri tani”, tha ajo.