×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla për kërcënimet e Vuçiqit: Që nga viti 2021 nuk është ndalur me to

    Insajderi
    13 September 2024 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënime, shkruan Insajderi.

    Sipas saj politika në Kosovë nuk mund të ndërtohet bazuar në veprimit e presidentit serb.

    “Është shumë e lodhshme të imagjinosh se çka mund të thotë Aleksandër Vuçiq pas pak minutash dhe mbi të gjitha Aleksandër Vuçiq asnjëherë që nga viti 2021 nuk është ndalur me kërcënimet e tij, prandaj edhe institucionet e Republikës së Kosovës kanë qenë shumë të vendosura dhe të matura në veprimet e tyre, sepse nuk mund të ndërtohet politika jonë në bazë të pritjeve që ne mund t’i kemi nga Aleksandër Vuçiqi”, tha ajo.

    Gërvalla potencoi se vazhdimisht i është bërë thirrje ndërkombëtarëve për veprimet e rrezikshme të tij.

    “Vazhdimisht i kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, i kemi treguar që është një person i rrezikshëm dhe që nuk e kupton gjuhën e butë, gjuhën e ledhatimin e cila është përdorur ndaj tij gjatë viteve të fundit”, është shprehur ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark