×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla për Lajçakun: E çoi në dështim dialogun, s’ka pasur strategji të mirëfilltë

    Insajderi
    25 October 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka folur në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Gërvalla ka pasur kritika të ashpra ndaj vetë lehtësuesit Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo e ka akuzuar Lajçakun se e ka dërguar në dështim dialogun dhe se nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë.

    “Jo vetëm me strategji të gabuar, por me mungesë totale të strategjisë së dialogut, e ka çuar këtë dialog deri në këtë moment në dështim. Unë konsideroj që ai nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë, e cila do mund të kishte çuar në sukses, nuk ka pasur. Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet që i kanë bërë kanë qenë të destinuara të dështojnë, sepse nuk i kanë respektuar realitet”, tha Gërvalla në Kanal 10.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark