
“You are the shining star of democracy in the region (shqip: Ju jeni ylli shëndritës i demokracisë në rajon”. Kështu tha Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla t’i ketë thënë një homolog i saj nordik.
Gërvalla, e cila nuk mund të numërojë as edhe një sukses të vetëm në rrafshin e diplomacisë dhe që kryesisht markë shënjuese të saj i ka huqjet në Twitter, para deputetëve solli fjali lavdëruese për punën e saj të cilat thotë t’ia kenë thënë “qytetarë nga diaspora” në një eventiment në Kaçanik.
“Një mërgimtar nga Danimarka para qytetarëve të Kaçanikut tregon se sa krenar dhe i lehtësuar ndihet. Po e citoj: ‘Më në fund mediat dhe politikanët në Danimarkë po flasin me admirim dhe respekt për politikën e vendit tim, gjë që më bën të ndihem shumë krenar’”, ka thënë Gërvalla para deputetëve.