×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit

    Insajderi
    30 October 2024 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, do të përfaqësojë Kosovën në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Kjo seancë do të mbahet me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale.

    Sipas MPJD-së, Gërvalla është nisur për në New York.

    “Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark