
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, po pretendon se bota perëndimore ka marrë një mësim të rëndësishëm nga Ukraina, duke thënë se një popull më i vogël, por me një shpirt të fuqishëm liridashës, po i bën ballë një superfuqie.
Por, ajo ka harruar faktin se vendet perëndimore kanë investuar miliarda euro për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
“E ka marrë një mësim bota perëndimore nga Ukraina, se si një popull më i vogël, por me një shpirt liridashës, i bën ballë superfuqisë”, ka thënë ajo gjatë një interviste te Çim Peka.
Nga kërkimet, del se rreth 260-270 miliardë euro total ndihmë nga Perëndimi, përfshirë ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare. Shifër kjo e raportuar nga disa institute të njohura si Kiel Institute for the World Economy dhe burime zyrtare të BE-së dhe SHBA-së.
SHBA dhe BE-ja janë dy kontribuuesit kryesorë, përkatësisht me rreth 120 miliardë dollarë dhe mbi 130 miliardë euro në ndihmë.