×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla me staf për një udhë në Amerikë harxhoi 86 mijë euro

    Insajderi
    16 November 2024 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pak kohë më parë kishte marrë rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ajo SHBA-në e kishte vizituar vetëm e njëmbëdhjeta. Shefin e Kabinetit të saj, këshilltarët, asistenten, fotografin dhe stafin shtesë i kishte marrë me vete.

    Përveç numrit të madh të zyrtarëve që Gërvalla mori me vete, detaji tjetër i çuditshëm ishte se ata kishin marrë një shtëpi me qera. Pra, nuk kishin paguar asnjë hotel për akomodim, siç ka ndodhur gjithmonë. E kjo i ka kushtuar buxhetit të shtetit 14 mijë dollarë.

    Ndërkaq, të njëjtit, edhe pse e kanë të drejtën të mos i pranojnë mëditjet shtesë nga paga që marrin (në këtë rast për vizitë jashtë vendit), zgjodhën t’i marrin ato. Kjo i kushtoi buxhetit të shtetit 20 mijë e 929 euro.

    Për biletat e aeroplanit u paguan 22 mijë e 550 euro.

    Ndërkaq, shpenzimet e tjera të Gërvallës dhe stafit të saj mund t’i shihni në tabelën në vijim, e cila është publikuar nga deputetja Ariana Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark