
Zv.kryeministrja në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, komentuar qasje e mediave ndaj saj dhe Qeverisë Kurti.
Gërvalla tha se gazetarët kanë qenë të “zënë duke shpikur gjëra të paqena”.
Ajo tha se u etiketua si anti UÇK dhe sipas saj ia përmendën hundën nëse e ka bërë në ndonjë klinkë.
“Po të merrni sasinë dhe intensitetin me të cilin disa portale janë marrë me mua për katër vite e gjysmë, po të merrni gjuhën që është përdorur dhe intensitetin e shpifjeve lidhur me personin tim dhe unë i kam injoruar të gjitha ato shpifje që kanë ardhe në shtëpinë time, duke pasur nevojë që edhe bashkëpunëtorët e mi t’i qetësojë e duke ju thënë kadalë se kalon kjo kohë”, tha Gërvalla në Pressing.
“Gjuhë fyese, etiketim, edhe si grua. Për dikë aspak e pashme për dikë e keqe, për dikë shtrigë, për dikë lugat…”, tha Gërvalla se ishte etiketuar.
“Nuk ka nevojë t’i përgjigjesh cdo lloj sulmi”, tha ajo.