Gëte: Lamtumirë! - Insajderi
×
Kulturë

Gëte: Lamtumirë!

Insajderi
27 May 2020 - 23:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lermja syrit lamtumirën,
që me gojë s’e them dot!
Lamtumira nuk durohet
dhe një burrë unë jam sot.

Në këtë orë të trishtuar
dashuria s’ëmbëlson;
është e ftohtë puthja jote,
dora jote s’më shtrengon.

Oh,dikur një puthje e fshehtë
ç’më dëfrente vetvetiu!
Ç’na gëzonin manushaqet
që në mars i mbledh njeriu!

Sot për ty s’po bëj kurorë,
s’këput trendafil të ri.
Pranvere është, Franciskë,
por për mua vjeshtë e shi.

(Përkthimi nga Fan S. Noli)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark