Getoar Selimi kritikon muzikën shqiptare: Të gjitha këngët njësoj, vetëm emrat ndryshojnë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Getoar Selimi kritikon muzikën shqiptare: Të gjitha këngët njësoj, vetëm emrat ndryshojnë

    Insajderi
    27 July 2025 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, nuk i kurseu kritikat ndaj tregut aktual muzikor në vend, duke vënë në pah mungesën e origjinalitetit në prodhimet e sotme.

    I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ai u shpreh se shumica e këngëve dhe bashkëpunimeve që publikohen sot janë shumë të ngjashme mes tyre, duke e kthyer muzikën në një produkt të konsumit të shpejtë.

    “Mendoj që një artist sot duhet të dijë si të menaxhojë veten, pse kam bo album, kam vendos vetëm për këtë arsye – për njerëzit që më duan, e kanë kërkuar muzikën time, bashkëpunimet që janë jo të zakonshme”, u shpreh Getoari.

    Ai shtoi më tej:
    “Edhe bashkëpunimet e kohëve të fundit janë shumë të zakonshme, edhe këngët janë të gjitha njësoj. Këngët që dalin verës janë të gjitha njësoj, bashkëpunimet, zhanri është i njëjtë, vetëm ndërrojnë artistët. Është bërë konsum.”

    Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjet, duke ngritur pikëpyetje mbi drejtimin që po merr muzika në tregun shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark