Gëzim Çela i njohur si “baroni i drogës' do të ekstradohet në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Çela i njohur si “baroni i drogës’ do të ekstradohet në Shqipëri

    Insajderi
    27 February 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge ishte arrestuar në Kosovë.

    Autoritetet në Kosovë kanë dhënë pëlqimin për ekstradimin e Gëzim Çelës në Shqipëri. Lajmin e konfirmoi Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, e cila thotë se ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar.

    Sipas Ministrisë, Gëzim Çela, i njohur si “baron” i drogës është shprehur pro ekstradimit drejt Shqipërisë.

    Gjykata e Apelit për Krime të Rënda në shtator të 2015 dënoi Çelën me 10.8 vjet burg për disa vepra penale si; “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Gëzim Çela, ish-punonjës policie, u arrestua në Kosovë në dhjetor të viti 2023.

    Detajet dhe procedura e publikuar nga Ministria e Drejtësisë: 

    Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se: Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohet nga Kosova në Shqipëri.

    Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe në vijim të komunikimit mbi këtë kërkesë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë të Kosovës, me emailin e datës 26.02.2024, ka përcjellë njoftimin e autoriteteve kosovare të drejtësisë mbi vendimin Nr. 05179662, dt. 11.01.2024 të Gjykatës Themelore në Ferizaj/ Kosovë, për lejimin e ekstadimit të thjeshtuar këtij shtetasi, për shkak se ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.

    Kërkesa për ekstradimin e shtetasit të lartpërmendur bazohet në:

    -Vendimin Nr. 110, datë 08.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga nenet 283/a, 28, 333/a  dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    -Vendimin Nr. 102, datë 30.09.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë,  i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, datë 07.12.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për dënimin e tij me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale   “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja  e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 2283/2, 278/3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark