Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin - vendimin e bën të ditur vet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gëzim Sveçla dërgohet në mbajtje për 48 orë pasi demoloi mikrofonin – vendimin e bën të ditur vet

    Insajderi
    09 December 2024 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i asambleistëve të Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka demoluar një mikrofon në sallën e kuvendit Komunal gjatë seancës së sotme.

    Ai ka njoftuar për këtë veprim dhe ka treguar se do të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    Këtë e tha vetë Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, ku ka theksuar se megjithëse mbiemri i tij është “Sveçla”, që mund të asociohet me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai ka marrë një masë të tillë për veprimin e tij.

    Sveçla ka shkruar: “Unë mbiemrin e kam ‘Sveçla’, dhe nga një aksion simbolik që bëra, po më dërgojnë në mbajtje 48 orë. Por, kjo ndoshta është edhe Kosova që po e ëndërrojmë, pavarësisht mbiemrave të jemi të gjithë të barabartë. A jemi nuk e di?”.

    Ai ka shtuar se aksioni i tij ishte një protestë për të denoncuar një “pazar të madh” që po ndodh në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark