
Rrjeti i dyqaneve GiFi po zgjerohet edhe në qytetin e Prizrenit me lokacion në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall.
Pas sukseseve të një pas njëshëm të dyqaneve GiFi në qendrën tregtare Prishtina Mall dhe zonën industriale Fushë Kosovë, dyqani me origjinë franceze, GiFi, të premten më 25 prill bën hapjen e lokacionit të ri në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren.
Me moton “Ide gjeniale për gjithçka’’, GiFi ofron gjithçka që i duhet një shtëpie – nga dekoret dhe organizimi, tek artikuj sezonalë, lodra, artikuj për kuzhinë, zyrë, festa dhe shumë më tepër – të gjitha me çmime të arsyeshme dhe dizajne plot stil.
Me një gamë të gjerë produktesh të përzgjedhura me kujdes, GiFi i përgjigjet nevojave të përditshme të familjeve moderne, duke e bërë jetën më të thjeshtë dhe më praktike.
Prezenca e GiFi në Prizren është një mundësi e re për banorët e qytetit që të kërkojnë produkte inovative dhe me stil, brenda një ambienti të ngrohtë dhe tërheqës.
Hapja e këtij dyqani sjell edhe më shumë jetë në zemër të qendrës tregtare, duke ofruar një destinacion të ri për blerje dhe eksperiencë për gjithë familjen.
Padyshim, aktivitetet e Hapjes së Madhe do të zgjasin deri më datë 27 Prill, duke vazhduar me zbritje, aktivitete dhe dhurata për fëmijë, si dhe surpriza të shumta për të gjithë ata që vizitojnë dyqanin tonë të ri.
Ejani dhe përjetoni eksperiencën GiFi – aty ku idetë gjeniale bëhen realitet!